Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vetëvendosje lëshon seancën e thirrur nga opozita për kontratat njëburimore

Vetëvendosje lëshon seancën e thirrur nga opozita për kontratat njëburimore

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar seancën e jashtëzakonshme, në të cilën po shqyrtohej Propozim-rezoluta për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se grupi i saj ka vendosur që të lëshojë sallën e Kuvendit në seancën e thirrur nga opozita për kontratat njëburimore.

Ajo tha se seanca e ka humbur kuptimin e saj dhe kaloi në sharje e ofendime, duke iu drejtuar opozitës se nëse kanë fakte për hajni t’i dërgojnë në organet përgjegjëse.

/TV Arbëria

Powered by WordPress