Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > VETËVENDOSJA SI LISTA SERBE Edhe Vetëvendosja i referohet komunitetit serb në Kosovë si “popull”, njëjtë si Lista Serbe

VETËVENDOSJA SI LISTA SERBE Edhe Vetëvendosja i referohet komunitetit serb në Kosovë si “popull”, njëjtë si Lista Serbe

“Populli serb”, pikërisht kështu iu kishte referuar Lëvizja Vetëvendosje – partia që ka pushtetin – serbëve të Kosovës, pra me gjuhë të njëjtë me Listën Serbe.

“Reciprocitet i të drejtave të popullit shqiptar në Serbi me popullin serb në Kosovë”, shkruante Vetëvendosja në faqen e saj zyrtare në Facebook në vitin 2018.

Kështu shkruante VV-ja, derisa tregonte për propozimet e saj lidhur me dialogun me Serbinë.

Kur iu dha fjala për të propozuar nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, deputeti i Listës Serbe, Igor Simiç, tha se “në emër të popullit serb dhe me nënshkrimet e 9 nga 10 deputetët që e bëjnë shumicën e deputetëve serbë, e propozojmë Slavko Simiç-in për nënkryetar”.

Ky propozim i tij, duke u deklaruar “në emër të popullit serb”, bëri që Vetëvendosje të kërkojë të pauzohet seanca në pikën e zgjedhjes së nënkryetarëve dhe e kundërshtuan ashpër këtë deklaratë.

Kur u kthye seanca nga pauza, Haxhiu i kërkoi Simiç-it që ta tërheq deklaratën, por ai nuk e bëri.

Por, pikërisht në këtë formë, pra “populli serb”, rezulton se iu ka referuar edhe vetë Vetëvendosja, e zyrtarë të tjerë të lartë të saj, siç është nënkryetari Glauk Konjufca e Albulena Haxhiu.