Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku në T7 ka kërkuar dorëheqjen e Dimal Bashës pas publikimit të punimit të tij që është cilësuar si anti-UÇK.
Pllashniku thekson se një figurë politike që mban qëndrime të tilla nuk mund të udhëheqë Kuvendin e Kosovës, ndërsa paralajmëron se reagimi i tij do të vazhdojë derisa Basha të largohet nga kjo pozitë.
I njejti, ka dorëzuar këtë të Premte kallëzim penal ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. Ky kallëzim penal është dorëzuar për artikullin e publikuar në një revistë shkencore, në të cilën ishte bashkautor kryekuvendari Basha.