Një grup veteranësh të UÇK-së, kryesisht nga rajoni i Drenicës, kanë ngritur sot një shtizë të gjatë metali me flamurin kombëtar në Bjeshkët e Pashtrikut, atje ku ranë heroikisht 41 dëshmorët e kombit në krye me komandant, Mujë Krasniqin “Kaquçi”.
Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe Xhevdet Qeriqi, Muhamet Kuka e shumë veteranë tjerë.
Postimi i plotë i Qeriqit:
Po afrohet 14 Dhjetori, Përvjetori i 24- të i rënjes të 41 Dëshmorëve të kombit.
Në prag të këtij përvjetori, sot bashkë me bashkëluftarët Xhevdet Topalli Muhamed R Kuka Gazmend Nebihu Sefedin Istogu Mehmet Gradica Avdullah Leci dhe shoku i ynë Idriz Gashi e vendosëm një shtizë të gjatë me flamurin kombëtar, pranë pllakës të Dëshmorëve.
Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët e rënë në këtë betejë në krye me komandant Mujë Krasniqi KAPUQI 🇦🇱
/TV Arbëria