Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vetëplagoset një 50-vjeçar me armë zjarri në Lipjan

Vetëplagoset një 50-vjeçar me armë zjarri në Lipjan

Një burrë 50-vjeçar është vetëplagosur sot në fshatin Mirenë të Lipjanit. Viktima fillimisht u dërgua në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas dhe më pas në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, njoftoi se gjendja e tij aktualisht është stabile.

“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme. Tani ndodhet në sallën operative të Emergjencës, duke u trajtuar nga ekipët e anestezionit dhe urologjisë. Pas operacionit do të transferohet në Klinikën e Urologjisë për trajtim të mëtejshëm”, tha Syla.