Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vetëm gjatë vitit 2024 në Kosovë linden mbi 26 mijë fëmijë

Vetëm gjatë vitit 2024 në Kosovë linden mbi 26 mijë fëmijë

Vetëm gjatë  vitit 2024 në Kosovë kanë lindur 26 mijë e 624 fëmijë. E me numër vazhdojnë të prijnë meshkujt. Gjatë 2024 linden 13 mijë e 773 meshkuj dhe 12 mijë 851 femra.

Duke u bazuar në të dhënat e Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK) vetëm në muajin dhjetor të vitit që shkoi  janë regjistruar 2 143 ,  prej tyre meshkuj 1 069 dhe femra 1 074.

E krahasuar me muajin nëntor 2024 ka një ngritje të numrit të lindjeve për 4 përqind.

“Duke u bazuar në të dhënat administrative për muajin Dhjetor janë regjistruar 2 143 Lindje të ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës, prej tyre meshkuj 1 069 dhe femra 1 074. Krahasuar me muajin Nëntor 2024 kemi ngritje të numrit të lindjeve për (4 %)”, thuhet në raportin e ASK-së.