Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vetaksidentohet një veturë në Gjilan, lëndohen katër persona

Vetaksidentohet një veturë në Gjilan, lëndohen katër persona

Një vetaksident ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në Ranillug të Gjilanit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani njoftoi se si pasojë e këtij vetaksidenti, katër persona u lënduan.

“Një vetaksident ka ndodhur sot me 25 gusht 2024 rreth orës 12:00 ne fshatin Crep komuna Ranillug. Në këtë rast veç dëmeve material në veturën që ka dalë jashtë rrugës janë lënduar lehtë katër persona. Policia e Kosovës trafiku rajonal janë duke i udhëhequr hetimet rreth këtij vet aksidenti”, ka thënë Hashani.