Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vetaksidentohet kamioni në autostradë, zhavorri shpërndahet në rrugë, policia kufizon qarkullimin në një shirit, thirr për kujdes

Vetaksidentohet kamioni në autostradë, zhavorri shpërndahet në rrugë, policia kufizon qarkullimin në një shirit, thirr për kujdes

Sot rreth orës 09:20 është vetaksidentuar një kamion që po transportonte zhavorr në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Nga aksidenti s’ka të lënduar përveç dëmeve materiale.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Luljeta Mehmeti, e cila tha se aktualisht komunikacioni po zhvillohet i kufizuar vetëm në një shirit.

“Në aksident është përfshirë një automjet transportues i ngarkuar me zhavorr. Si pasojë e aksidentit ngarkesa është shpërndarë në rrugë. Sipas njoftimit nga njësitë në terren për momentin qarkullimi në këtë segment të autostradës është i kufizuar vetëm me një shirit rrugor ndërsa njësitet policore dhe ekipet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme për lirimin e plotë të qarkullimit”.

Policia e Kosovës u bëri thirrje pjesëmarrësve në trafik për respektim të rregullave të trafikut.