Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vetaksidenti në Drenas, e mitura që drejtonte motoçikletën vdes në QKUK pas lëndimeve të rënda

Vetaksidenti në Drenas, e mitura që drejtonte motoçikletën vdes në QKUK pas lëndimeve të rënda

Lediona Hajdari, 17 vjeçarja nga Drenasi, e cila mori lëndime të rënda pas një vetkasidenti me motoçikletë, ka ndërruar sot jetë në QKUK.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarë dhe miq të saj, nëpër rrjetet e tyre sociale.

“Me keqardhje pranuam lajmin e ndarjes nga jeta të Lediona Hetem Hajdari… Kujtimi i saj do të jetë një dritare e ndriçuar që do të na udhëheqë në jetën tonë të përditshme. Le të ruajmë kujtimin e saj me dashuri dhe admirim, dhe le të përpiqemi të ndajmë dritën dhe dashurinë që ajo përjetoi me ne, me të tjerët rreth nesh. Në këto momente të trishtimit, është e rëndësishme të kujtojmë se Lediona do mbetet thellë në zemrat tona si kolege, që punën e saj si infermiere e bënte me pasionin dhe dinjitetin më të fortë njerëzor”, thuhet në njoftim.

Vetaksidenti ndodhi mëngjesin e së hënës në fshatin Dobroshec të Drenasit, si pasojë e të cilin ishin lënduar rëndë dy vajza.

Pas ngjarjes, ato u dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por e mitura fatkeqësisht nuk u mbijetoi plagëve të marra.

Powered by WordPress