Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vetaksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, lëndohet një person

Vetaksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur në Parallovë të Artanës ku një veturë është rrokullisur.

Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani theksoi se si pasojë e këtij vetaksidenti është lënduar një person, i cili pas marrjes së ndihmës është liruar nga spitali.

“Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se sot rreth orës njëmbëdhjet ka ndodhë një vetaksident në fshatin Parallovë, në rrugën Gjilan Prishtinë. Njoftohet për një person të lënduar si pasoj e vet aksidentit i cili pas ndihmës së marrë në spital është liru në shpi. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit”, tha Hashani.

Ndërsa, shton se njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit.

/TV Arbëria