Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit në magjistralen Mitrovicë – Zveçan ka hasur në një vetaksident trafiku, ku në këtë aksident ka qenë i përfshirë një motoçiklist i cili ka pësuar lëndime trupore.
Bëhet e ditur se zyrtarët policor kanë dhënë ndihmën e parë ku është dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
“Policia ka kryer vend shikimin dhe është duke punuar për të identifikuar shkaqet e aksidentit. Personit të përfshirë i është bërë matja me alkool-test dhe ka rezultuar se ishte nën ndikimin e alkoolit me 0.53‰.Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë ngasësve, e sidomos motoçiklistëve, që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor, të shmangin shpejtësinë e tepruar dhe asesi të mos ngasin nën ndikimin e alkoolit apo substancave të tjera që dëmtojnë aftësinë për ngasje të sigurt, gjithashtu Policia apelon që të gjithë motoçiklistët të vendosin helmetën mbrojtëse gjatë ngasjes”, thuhet tutje.