Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të mesnatës, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në Korroticë të Drenasit.
Si pasojë, shoferi i automjetit Toyota Corolla me targa vendore, ka vdekur në vendin e ngjarjes.
“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi që gjatë lëvizjes shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është rrokullisur në shiritin e majtë të rrugës”, ka thënë për TV Arbëria zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.
Në vendngjarje ka arritur ekipi emergjent, të cilët kanë marrë personin e lënduar dhe e kanë transportuar për trajtim mjekësor, por më vonë mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet relevante policore për të hetuar shkaqet tjera të aksidentit, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë mbetet të dërgohet në obduksion”, ka deklaruar ai.