Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Në këtë aksident është përfshirë një veturë, e cila ka përfunduar në një pompë të derivateve, ndërsa e lënduar ka mbetur shoferja e veturës.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.