Në këtë aksident është përfshirë një veturë, e cila ka përfunduar në një pompë të derivateve, ndërsa e lënduar ka mbetur shoferja e veturës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë. Në këtë aksident është përfshirë një automjet dhe për pasojë vozitësja është lënduar dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor”, ka potencuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.