Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Vet-aksident në Istog, humb jetën një person

Vet-aksident në Istog, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vet-aksidenti të ndodhur mbrëmë rreth orës 18:50, në fshatin Lubozhdё të Istogut.

Sipas Policisë, deri te vet aksidenti ka ardhur deri sa vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën Istog-Vrellё, i njëjti duke mos iu përshtatur shpejtësisë, humb kontrollin del nga rruga dhe si pasojё humb jetёn, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.