Vizita e Sekretarit të jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, në Prishtinë në këtë fillim vit, përpos që është njëra nga vizitat më të rëndësishme që një burrështetas perëndimorë i bënë shtetit tonë, ajo u dallua edhe për një gjuhë jashtëzakonisht të qartë në mbështetje të Kosovës.
Madje mesazhet e tij dallojnë edhe nga pjesa tjetër e diplomatëve të komunitetit euro-atlantik.
Përpos që e theksoi rëndësinë e stabilitetit në këtë pjesë të Evropës, sidomos duke marrë parasysh faktin se tashmë po jetojmë “në një botë me pasiguri të madhe, paqëndrueshmëri të madhe, një botë me konflikte të mëdha” kryediplomati britanik, e bëri hapur të ditur, edhe sipas komunikatës zyrtare të “Foregin Office” se “ushtria britanike do ta mbrojë Kosovën madje edhe duke luftuar nëse është e nevojshme”.
Në këtë mënyrë, ai e transmetoi mesazhin se më nuk do të do të tolerohen sulme nga Serbia, sikur ato të 24 shtatorit që kanë ndodhur në fshatin Banjë.
Pohime të tilla, janë të veçanta edhe në raport me ato të ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, kur para pak kohe e kishte paralajmëruar si Kosovën, ashtu edhe Serbinë se “shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës, do të nënkuptonte përballje me NATO-në”.
Ndërkohë këto qëndrime të Britanisë kanë ngritur “dyshimet” për “përçarje” në mes të komunitet euroatlantik në raport me Kosovën. Kjo është vërejtur edhe sa i përket “presionit” shumë më të butë që Londra zyrtare deri më tani ka bërë ka bërë mbi Prishtinën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kurse, Alicia Aearns, deputete britanike dhe kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, me 4 korrik kishte deklaruar, “se armët kontrabandohen nga Serbia në Kosovë me autoambulanca dhe se ato “deponohen” në ambientet e Kishës Ortodokse Serbe”.
Po ashtu, pas 24 shtatorit, në deklaratën e bërë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, ajo e kishte bërë të qartë se kush ishte fajtori kryesor për atë situate si kishte bërë kritika të ashpëra ndaj BE-së, për masat ndëshkuese ndaj Kosovës, duke i quajtur ato “si shumë të rrezikshme dhe të padrejta”.
Në këtë kontekst, ja vlen të veçohet edhe një fakt tjetër. Shtetet kryesore perëndimore, kanë emëruar nga një të dërguar të posaçëm për rajonin, me theks të veçantë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të menaxhuar nga Bashkimi Evropian.
Këtë detyrë për SHBA-të e kryen Gabriel Escobar, për Francën, Emanuel Bonne, për Gjermaninë, Jens Plotner dhe për Italinë, Alessandro Cattaneo. Ndërkohë, si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor i kryemsitrir britanik është diplomati dhe ish-ushtaraku Stuart Peach.
Sidoqoftë, është interesant se deri më tani sa herë emisarët e sipercekur së bashku me emëruan e Brukselit për dialog Miroslav Lajçak e kanë vizatuar rajonin, e kanë bërë në mënyrë të ndarë nga zyrtari britanik.
Ky i fundit thuajse asnjëherë nuk ka qenë pjesë e pesëshes diplomatike. A tregon simbolikisht ky veçim i tij nga kori i emisarëve tjerë edhe për përçarje më të thella në prapaskene ndërmjet Britanisë, SHBA-së dhe BE-së për mënyrën se si është menaxhuar kohën e fundit procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe projekti i normalizimit ndërmjet dy vendeve? Apo gjithçka është rastësi?
Megjithatë, deklaratat e fundit të lordit David Cameron në Prishtinë dëshmojnë për një qëndrim “jo evropian” dhe “jo perëndimor” të Britanisë në raport me Kosovën.
/TV Arbëria