Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Veseli: Mbrëmë u ndjeva i poshtëruar si asnjëherë në 20 vite karrierë

Veseli: Mbrëmë u ndjeva i poshtëruar si asnjëherë në 20 vite karrierë

Basketbollisti i Pejës Alban Veseli ka bërë një reagim të ashpër pas ndeshjes së mbrëmjshme në Mitrovicë ndërmjet Trepçës dhe Pejës, sfidë të cilën e fituar mitrovicasit me rezultat 94-86.

Gjatë gjithë ndeshjes mbretëroi një atmosferë e zjarrtë në palestrën “Minatori”, ku ka pasur edhe fyerje të ndryshme drejtuar lojtarëve kundërshtar.

Përmes një postimi në “Facebook”, Veseli ka thënë se nuk ka pasur kushte ideale për zhvillimin e ndeshjes dhe se është ndier i fyer si asnjëherë më parë në karrierën e tij.

Ky është reagimi i plotë i Veselit:

Reagim për ndeshjen Trepça vs Peja

Zero kushte për lojë, zero siguri!

Banka rezervë e sulmuar gjatë gjithë ndeshjes nga huliganë në afërsi një metër dhe të gjithë ishim të prekur nga pështyrjet, sharjet, fyerjet e pandalshme, kjo nuk mjaftoi për sigurimin e ndeshjes dhe policinë që në vend se t’i krijonin kushtet për loje edhe ata na sulmuan!

Për referim nuk jam kompetent të flas mirëpo një lojë aq agresive nga Trepça me një faull për 9 minuta lojë në çerekun e fundit lë shumë për të dëshiruar!

20 vite karrierë në basketboll kam kaluar çdo lloj sfide mirëpo kurrë nuk jam ndjer më i fyer dhe e i poshtëruar se mbrëmë.

Kërkoj nga Kosovo Basketball Federation që të krijoj kushte minimale për një ndeshje sportive.

Shihemi të dielën ne kryeqytetin e basketbollit në fryme sportive.

/TV Arbëria

Powered by WordPress