Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vërshimet nga shiu – Ndalet rryma në Drenas, Malishevë e Rahovec, KEDS: Po punojmë për menaxhimin e situatës

Vërshimet nga shiu – Ndalet rryma në Drenas, Malishevë e Rahovec, KEDS: Po punojmë për menaxhimin e situatës

KEDS ka njoftuar se është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në zonën e Drenasit, në Malishevë dhe Rahovec.

Kjo është bërë për shkak të reshjeve të shiut dhe rrezikut të krijuar, ku uji ka depërtuar në nënstacion në Drenas.

Postimi:

NJOFTIM:

DRENAS, MALISHEVË DHE RAHOVEC 🚨

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe rrezikut të krijuar në nënstacionin Drenas 220/10 kV, është ndërmarrë masa për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në zonën e Drenasit, për arsye sigurie.

Uji ka depërtuar në nënstacion, duke paraqitur rrezik serioz për funksionimin e sigurt të rrjetit elektrik.

Autoritetet përkatëse, përfshirë Policinë dhe Zjarrfikësit, janë njoftuar dhe janë në koordinim të vazhdueshëm.

👉 KEDS njofton se gjendja është jo stabile edhe në Komunat e Malishevës dhe Rahovecit, për shkak të vërshimeve, ku për arsye sigurie është bërë ndalja e furnizimit me energji elektrike deri në stabilizimin e situatës.

Ekipet e KEDS janë në terren dhe po punojnë intensivisht për menaxhimin e situatës dhe rikthimin e furnizimit sapo të krijohen kushte të sigurta.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin.

📢 Do t’ju mbajmë të informuar me njoftime të tjera.