Të paktën 13 persona kanë vdekur nga përmbytjet që kanë prekur Spanjën juglindore, njoftoi transmetuesi shtetëror TVE të mërkurën, duke cituar policinë.
Disa orë më parë, udhëheqësi i rajonit të Valencias u tha gazetarëve se një numër i paspecifikuar kufomash ishin gjetur, por nuk dha një numër “për hir të respektit për familjet”, raporton Reuters, përcjell Insajderi.
Shirat e rrëmbyeshëm të shkaktuar nga një front i ftohtë që po lëviz në jug dhe lindje të vendit.
Si pasojë ishin përmbytur rrugët dhe qytetet të martën, duke bërë që autoritetet në zonat më të goditura të këshillojnë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin të gjitha udhëtimet e panevojshme.