Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Veprimet e spanjollëve hetohen nga UEFA

Veprimet e spanjollëve hetohen nga UEFA

UEFA ka filluar hetimet pasi kapiteni i Spanjës, Alvaro Morata, dhe mesfushori Rodri kënduan “Gjibraltari është i Spanjës” gjatë festimeve pas triumfit në “Euro 2024”.

Organi qeverisës i futbollit evropian në një deklaratë të lëshuar të premten ka njoftuar se e ka caktuar një hetues të etikës dhe disiplinës për të shqyrtuar atë që është kënduar dhe për të vlerësuar nëse janë shkelur rregullat e UEFA-s.

Federata e Futbollit të Gjibraltarit paraqiti një ankesë zyrtare në UEFA të enjten në lidhje me këngën, duke e quajtur atë thellësisht ofenduese për gjibraltarasit./GazetaExpress/

Powered by WordPress