Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vendosja e trajve të betonit në njërën nga urat në Mitrovicë hyn në fazën vendimtare – finalizimi pritet në shtator!

Vendosja e trajve të betonit në njërën nga urat në Mitrovicë hyn në fazën vendimtare – finalizimi pritet në shtator!

Në këto çaste po vazhdon vendosja e trajve të betonit në njërën prej dy urave në Mitrovicë, puna e të cilave nisi një muaj më parë në prezencë edhe të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, autoriteteve te ministrisë së Infrastrukturës dhe të dy komunave, asaj Jugore dhe Veriore.

Lajmin për këtë fazë të punimeve sot e dha për Tv Arbëria, mbikëqyrësi i projektit, inxhinieri, Fatbardh Jakupi.

Vendosja e trajve të betonit paraqet një prej fazave thuajse vendimtare të kësaj ure para se ajo të finalizohet edhe me disa punë përcjellëse.

Zotimi i kryeministrit dhe autoriteteve nga ministria e Infrastrukturës ishte që në shtator të këtij viti do të lëshohen në funksion te dy urat.

Punimet po vazhdojnë me intnsitet dinamik.

Më poshtë shihini fotot nga vendosja e trajve👇