Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vendosen flamurin shqiptar në akademi përkujtimore, Serbia nis kundërvajtjen ndaj Këshillit Kombëtar Shqiptar

Vendosen flamurin shqiptar në akademi përkujtimore, Serbia nis kundërvajtjen ndaj Këshillit Kombëtar Shqiptar

Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, ka pranuar procedurën e kundërvajtjes ndaj tij dhe KKSH-së, për shkak të vendosjes së flamurit shqiptar në një aktivitet përkujtimor.

Aktiviteti zhvillohej në nderim të Jonuz Musliut, në sallën e Shtëpisë së Kulturës, në Bujanoc

Reagimi i tij:

̈ ̈

Sot kam pranuar procedurë kundërvajtje ndaj meje dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, për shkak të vendosjes së flamurit shqiptar gjatë një aktiviteti përkujtimor në nderim të Jonuz Musliut.

Flamuri ynë nuk është provokim, por është identitet dhe dinjitet. Përdorimi i tij në një aktivitet përkujtimor është i natyrshëm dhe legjitim.

Kjo është hera e tretë që thirrem unë për të njëjtën gjë, ndërsa institucioni që përfaqësoj përballet për herë të dymbëdhjetë për flamurin tonë.

Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë të drejtën tonë për të përdorur simbolet kombëtare, me dashuri dhe vendosmëri.