Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vendosen billborde me imazhin e Hashim Thaçit në prag të 16-vjetorit të pavarësisë

Vendosen billborde me imazhin e Hashim Thaçit në prag të 16-vjetorit të pavarësisë

Në prag të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në disa rrugë të Kosovës janë vendosur billborde të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Billborde me imazhin e Hashim Thaçit janë parë në Veternik, në rrugën e aeroportit “Adem Jashari”, në fshatin Sllatinë dhe Harilaq.

Kujtojmë Hashim Thaçi ishte kryeministër më 17 shkurt 2008 dhe kishte lexuar Deklaratën e Pavarësisë, me të cilën Kosova u shpall shtet i pavarur dhe demokratik.

Ndryshe, ish presidenti Hashim Thaçi bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020.