Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dhenë detajet e fundit lidhur me punimet në urën mbi lumin Ibër.
Ai ka thënë se dje e sot janë vendosur 18 trarë në urën mbi lumin Ibër.
Sipas tij tani ka mbetur edhe betonimi i pllakës dhe shtresa e asfaltit.
“Në shtator ura do të jetë e gatshme për qarkullimin e automjeteve e këmbësorëve.”, ka shkruar Durmishi në Facebook.