Fshati Samadrexhë sot ka marrë një pamje tjetër. Këtë mëngjes Samadrexha është stolisur e tëra me flamurë.
E gjithë kjo po bëhet në nderim të heroit Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e rënies së tij.
Flamuri kuq e zi dhe ai i Kosovës, valvitën dhe mbi shtëpinë e Afrim Bunjakut, shtëpi e cila sot po pret shumë vizitorë.
E për vizitë familjes Bunjaku sot i ka shkuar dhe kryeministri i vendit Albin Kurti./Indeksonline/