Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vendimi/ Shqipëria trajnon ushtarët ukrainas në Komandon e NATO-s

Vendimi/ Shqipëria trajnon ushtarët ukrainas në Komandon e NATO-s

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të marrin pjesë në Komandën e NATO-s në Wiesbaden, Gjermani, për ndihmë dhe trajnim të forcave ukrainase. Vendimi u miratua sot në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, katër ushtarakë shqiptarë do të angazhohen në këtë mision, i cili ka për qëllim dhënien e ndihmës dhe trajnimin e personelit të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Misioni është planifikuar të zgjasë tre vjet, me rotacion çdo 180 ditë.