Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka quajtur hap të rëndësishëm vendimin e Qeverisë për rritjen e pensioneve për 20 për qind.Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nga muaji janar do të ketë rritje për 20 për qind edhe për pensionet e përcaktuara në Ligjin për kategoritë e luftës.
Postimi i tij i plotë:Qeveria Kurti ka marrë vendim që pensionet të rriten për 20%. Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së zotimeve për një shtet që kujdeset për të gjithë qytetarët e tij, veçanërisht për më të moshuarit, të cilët meritojnë mbështetjen tonë maksimale.
Nga ky muaj, do të rriten për 20 për qind të gjitha pensionet.Pensioni bazik i moshës, kontibutpagues i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, familjar, invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës.
Nga muaji janar do të ketë rritje për 20 për qind edhe për pensionet e përcaktuara në Ligjin për kategoritë e luftës, “përkatësisht familjeve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave seksuale të luftës, viktimave civile dhe familjeve të tyre