Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Vendimi për mocionin e Thaçit dhe të tjerëve, Bajraktari: Sinjal tejet domethënës për vendimmarrjen e mëpastajme

Vendimi për mocionin e Thaçit dhe të tjerëve, Bajraktari: Sinjal tejet domethënës për vendimmarrjen e mëpastajme

Avokati Ardian Bajraktari ka konfirmuar se më 16 korrik Gjykata Speciale do të marrë vendim lidhur me mocionin e Thaçit dhe të tjerëve.

Ky mocion ka të bëjë me hudhjen poshtë të disa pikave të aktakuzës.

Bajraktari ka thënë se në përgjithësi procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve është shoqëruar me shkelje të shumta.

“Ky proces gjyqësor është i shoqëruar me shkelje të shumta, siç i kemi thënë që në krye të herës, duke filluar nga mungesa e transparencës, stërzgjatja e procesit, mungesa e kredibilitetit të provave/dëshmive, qasja diskriminuese ndaj palës mbrojtese në raport me palën akuzuese, e mbi të gjitha vënia në dyshim e objektivitetit të trupit gjykues”, ka shkruar Bajraktari.

Sipas tij, vendimi i 16 korrikut është sinjal i rëndësishëm për vendimmarjen më pas.

“Vendimmarrja e cila do të publikohet javën e ardhshme, gjegjësisht më 16 Korrik, është një test i këtij shqetësimi dhe sinjal tejet domethënës për ecurinë e procesit dhe vendimmarrjen e mëpastajme përkitazi me këtë proces gjyqësor sa të ndjeshëm aq edhe të rëndësishëm.”, ka thënë ai.