Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vendimi për Manastirin e Deçanit, Lladrovci përmend Millosheviqin: S’jam i befasuar

Vendimi për Manastirin e Deçanit, Lladrovci përmend Millosheviqin: S’jam i befasuar

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se nuk është i befasuar nga vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit.

Lladrovci ka theksuar se befasi ishte koha dhe lehtësia e pabesueshme e legalizimit të vendimit të kriminelit Millosheviq.

“Përgjegjësitë institucionale i tejkalojnë premtimet e fushatave dhe popullizmin, megjithatë, nuk jam i befasuar. Befasi ishte koha dhe lehtësia e pabesueshme e legalizimit të vendimit të kriminelit Millosheviq”, tha Lladrovci.

Ai shpreson që komunës së Deçanit, të mos u merret aorta e turizmit, teksa shton se ndjen keqardhje për pushtetin lokal në atë komunë.

“Komunës së Deçanit dhe dashamirëve të Grykës së Deçanit shpresoj të mos u merret aorta e turizmit, njëherësh ndjej keqardhje për qytetarët dhe pushtetin lokal në Deçan. Pres të ketë edhe falënderime të tjera nga aleati ynë besnik për bashkëpunimin e shtetit tonë rrerh proceseve të pandalshme”, tha Lladrovci. /GazetaBlic/

Powered by WordPress