Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vendimi i Kushtetueses, reagon VV: Kjo nuk është drejtësi, ky është arbitraritet klientelist

Vendimi i Kushtetueses, reagon VV: Kjo nuk është drejtësi, ky është arbitraritet klientelist

Hekuran Murati, ministër në detyrë i Financave ka reaguar pas publikimit të njoftimit për Aktgjykimin e Kushtetueses, e ku u tha se Kryesia e Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur.

Murati ka thënë se vendimet e Gjykatës bazohen në atë se cila parti është në pushtet.

“Kjo nuk është drejtësi. Ky është arbitraritet klientelist, që synim ka t’ua sigurojë gardës së vjetër në tavolinë, atë çfarë nuk ua dha populli me votë. “, ka shkruar Murati në Facebook.

Tutje Murati ka shkruar se “e provuan më 2020, kur thanë se populli nuk vendos se kush e udhëheq qeverinë, dhe populli ua dha përgjigjen më 14 shkurt 2021.”

“Po dëshirojnë ta provojnë përsëri më 2025, dhe përsëri populli do t’ua japë përgjigjen.”, ka deklaruar ai.