Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Vendimi i Biden për raketat, ish zyrtari i NATO-s: Hap i rëndësishëm për pozicionimin e Ukrainës

Vendimi i Biden për raketat, ish zyrtari i NATO-s: Hap i rëndësishëm për pozicionimin e Ukrainës

Ish zyrtari i lartë i NATO-s, Nicholas Williams tha se vendimi i Joe Biden për të hequr kufizimet në përdorimin e armëve amerikane nga Ukraina është “i rëndësishëm për sa i përket lojës së fundit”.

Ai u shpreh se lëvizja e Biden ishte e rëndësishme kur bëhej fjalë për “pozicionimin e Ukrainës për të mos bërë lëshime të rëndësishme që Rusia dëshiron për të arritur paqen”.

“Është domethënëse. Ukrainasit mund të thonë se është shumë vonë, por nuk është tepër vonë për të ndikuar në ndeshjen e fundit”, shtoi Williams.

Sipas tij, diskutimi i diskutimi i kancelarit gjerman Olaf Scholz me Vladimir Putin, nuk tregon se lideri i Kremlinit është i gatshëm të bëjë kompromise për të arritur paqen dhe se kjo mund të ketë pasur një ndikim në këtë vendim të marrë nga Biden.

Më tej ai shtoi se Ukraina do të “synojë objektiva ushtarake që mund të kenë ndikim në kufi ose në betejë”.

Themes by WordPress