Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vendimi i BE-së / Haliti nuk është shqetësuese, pasi sipas Kushtetutës së Kosovës lejohen të mbajnë pasaporta të të dy shteteve
xhavit haliti

Vendimi i BE-së / Haliti nuk është shqetësuese, pasi sipas Kushtetutës së Kosovës lejohen të mbajnë pasaporta të të dy shteteve

Në lidhje me këtë çështje gjatë një prononcimi për TV Arbëria, ka folur deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti është shprehur se është e vështirë për të dhënë mendim politik të arsyeshëm dhe objektiv, për shumë arsye.

“Tani për të dhënë një mendim politik të arsyeshëm dhe objektiv, ëshrë e vështirë për shumë arsye.”

Haliti thotë se Problemet që e pengojnë idenë e bashkimit paqësorë dhe për interesa të përbashkëta janë Ballkani Përendimorë dhe Rusia me luftën e shkaktuar në Evropë, derisa shton se pretendime për t iu bashkuar Evropës ka edhe Serbia e Kosova.

“Ne tani jemi në dekadën e tretë të shekullit 21 dhe Kontinenti i Evropës i ka tejkaluar barrierat ndarëse në mes të kombeve e territoreve në Kontinentin tonë. Problemet që e pengojnë idenë e bashkimit paqësorë dhe për interesa të përbashkëta janë Ballkani Përendimorë dhe Rusia me luftën e shkaktuar në Evropë (Ukrainë). Pretendime për t iu bashkuar Evropës ka edhe Serbia e Kosova, por fatkeqësisht nuk e duan njëra tjetrën dhe arsyet dihen”, është shprehur Haliti.

Tutje, deputeti i PDK-së thekson se është të shkruash e t’ia mbushësh mendjen njerëzve të cilët janë helmuar nga propaganda nacional shoveniste e përpunuar në Beograd, me qëllim që Shqiptarët e Kosovës të shprehen me dyshime ndaj politikave Evropiane ndaj Kosovës.

“Por meqë është në pyetje një problem që ka krijuar tensione dhe ka hapur debate politike si nga politika, mediat e populli duke përfshirë edhe ata që marrin veshë nga politika por edhe më shumë nga politika e kafeneve, eshtë vështirë të shkruash e t’ia mbushësh mendjen njerëzve të cilët janë helmuar nga propaganda nacional shoveniste e përpunuar në Beograd, me qëllim që Shqiptarët e Kosovës të shprehen me dyshime ndaj politikave Evropiane ndaj Kosovës, e mundësisht të krijojnë sa më shumë mosbesim ndaj BE“, tha ai.

Sa i përket këtij vendimi nga BE-ja për liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës të cilët mbajnë pasaporta të Serbisë, për Halitin nuk është shqetësuese, pasi sipas Kushtetutës së Kosovës lejohen të mbajnë pasaporta edhe të Kosovës po ashtu dhe të Serbisë.

“Sa për liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës që mbajnë pasaporta të Serbisë, s’kemi pse të shqetësohemi. Ata sipas Kushtetutës së Kosovës lejohen të mbajnë edhe pasaporta të Kosovës edhe të Serbisë. E drejta për lëvizjen e lirë të qytetarëve llogaritet si e drejtë që duhet të garantohet nga të gjitha qeveritë. Edhe shqiptarët e Kosovës mbajnë pasaporta Amerikane, Australiane, Turke, Britaneze, Franqeze, Gjermane, Austriake, Zvicrane etj. Që mos t’i përmend të gjithë dhe askush nga këto shtete s’ka ngritur shqetësimet të cilat u promovuan në Kosovë në kor politik”, konstaton Haliti.

Sipas vlerësimit të tij, ne që po e lusim Evropën për të na pranuar në Bashkësin e shteteve të ira e demokratike, ata vetëm po përpiqen që të na i mësojnë rregullat dhe detyrimet.

“Një është e sigurtë, neve po e lusim Evropën për të na pranuar në bashkësinë e shteteve të lira e demokratike dhe ata po përpiqen që të na i mësojnë rregullat dhe detyrimet që kemi për ti kryer, nëse duam të pranohemi për të na ndihmuar në këtë proces i cili për hir të së vërtetës është i gjatë dhe i komplikuar”, është shprehur Haliti për TV Arbëria.

Vizita e Kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz në Serbi, sipas Halitit ishte mesazh se ata e dëshirojnë Serbinë e Kosovën në BE.

Pas masave që BE-ja ndërmori kundër Qeverisë së Kosovës për moszbatimin e marrëveshjeve detyrimisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme hapi tjetër ishte vendimi i BE-së për pasaportat e Serbisë të lëshuara për serbët e Kosovës. Mesazhi i dytë erdhi nga Kancellari i Gjermanisë me vizitën e tij në Beograd. Dhe cili ishte mesazhi:? “Ne e duam Serbinë e Kosovën në BE”. Dhe BE u pajtua që pas liberalizimit të vizave për Kosovën, t’ua njoh këtë të drejtë edhe qytetarëve serb me shtetësi të Kosovës e të Serbisë të udhëtojnë për në BE”, ka thënë Haliti.

utje, ai thekson se Kosova është e obliguar të zbatoj marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, ashtu siç edhe Serbia.

“Në gjithë në këtë kalvar veprimesh të drejta e të padrejta, të pranueshme kur na pëlqejnë e të papranueshme kur s’na pëlqejnë, politikat e BE-së ndryshojnë për hatër të një ministri a të një kryeministri, për hatër të një partie a të një partie tjetër të deklaruar e majtë apo e djathtë, e luftës apo e paqes. Kosova është e obliguar të zbatoj marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, ashtu siç edhe Serbia.”

Sipas Haliti derisa shqiptarët të marrinë pasaporta serbe për të cilën ka qenë e vetmja mundësi për të duhëtuar, atëherë jemi të arsyeshëm dhe të përgjegjshëm si shtetarë evropian edhe kur qeverisim edhe kur jemi në opozitë. Mos keni frikë nga Evropa, por nga vendimet e juaja.

“Nëse duam që mos të kemi pengesa për tu bërë pjesë e BE-së. Nëse më lejohet të bëj një pyetje publike: kush e din saktë, sa shqiptarë të Kosovës kanë marrë pasaporta të Serbisë dhe kanë udhëtuar me to? Jo prej qefit, por ka qenë e vetmja mundësi për të udhëtuar pa vizë në vendet e BE-së. Pra të jemi të arsyeshëm dhe të përgjegjshëm si shtetarë evropian, edhe kur qeverisim edhe kur jemi në opozitë. Mos keni frikë nga Evropa, por nga vendimet e juaja”, ka thënë ai.

Së fundmi, deputeti i PDK-së ka deklaruar se qeveria e Kosovës nuk duhet ta penalizoj veten e qytetarët e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës nuk duhet ta penalizoj veten e qytetarët e Kosovës”, përfundoi Haliti për TV Arbëria.

Powered by WordPress