Kështu shkruan kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në platformën “Facebook”.
“Lajm i bukur nga “Wander Reader Travel Awards” në Londër ku #ShqipëriaTuristike është nderuar me Medaljen e Argjendtë si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar nga turistët gjatë edicionit të 23-të të çmimeve që revista prestigjioze britanike “Wanderlust” akordon përmes një votimi publik, duke e vlerësuar vendin tonë si një destinacion që po fiton shpejt famë botërore ku ndërthuren bukuritë natyrore me trashëgiminë e pasur kulturore”, tha Rama.