Konflikti izraelito-palestinez, vendet që votuan kundër dhe ato që abstenuan në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara
Asambleja e Përgjithshëm e Kombeve të Bashkuara të martën mbrëma ka miratuar një rezolutë, që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm humanitar në Rripin e Gazës.
Nga 193 vende anëtare, 153 votuan për rezolutën, përfshirë Kanadanë, Francën dhe Irlandën..
Në anën tjetër ishin dhjetë vende që votuan kundër dhe 23 tjera që abstenuan në këtë votim shumë të rëndësishëm.
Më poshtë ju sjellim listën e plotë të vendeve që votuan kundër dhe të atyre që abstenuan në këtë rezolutë.
Ndryshe, luftimet në Rripin e Gazës janë duke vazhduar ku nga të dyja palët raportohet për të vdekur, pra si nga IDF-ja izraelite ashtu dhe nga Hamasi.
Vendet që votuan kundër:
Austria
Çekia
Guatemala
Izraeli
Liberia
Mikronezia
Nauru
Papua Guinea e Re
Paraguai
Shtetet e Bashkuara
Vendet që abstenuan:
Argjentina
Bullgaria
Cabo
Verde
Cameruni
Guinea Ekuatoriale
Gjeorgjia
Gjermania
Hungaia
Italia
Lituania
Malavi
Ishujt Marshall
Holanda
Palau
Panamaja
Rumania
Sllovakia
Sudani Jugor
Togo
Tonga
Ukraina
Mbretëria e Bashkuar
Uruguai. /Telegrafi/