Tridhjetë e shtatë vende u japin shtetësinë foshnjave të lindura në territorin e tyre, në mënyrë të pakushtëzuar. Më 20 janar 2025, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për t’i dhënë fund fitimit të shtetësisë me lindje për disa fëmijë të lindur në SHBA.
Por, cilat janë vendet ku shtetësia fitohet në lindje e në cilat ka kufizime?
Sipas një infografike të publikuar nga Radio Evropa e Lirë, vendet ku shtetësia fitohet në lindje janë: Shtetet e Bashkuara (deri tani), Kanadaja, Meksika, Kili, Uruguai, Pakistani, Lesoto, Tanzania, Antigua dhe Barbuda, Barbadosi, Belizeja, Kosta Rika, Kuba, Dominika, El Salvadori, Grenada, Guatemala, Hondurasi, Xhamajka, Nikaragua, Panamaja, Shën Kits dhe Nevis, Shën Lucia, Shën Vincent dhe Grenadine, Trinidad dhe Tobago, Argjentina, Bolivia, Brazili, Ekuadori, Gujana, Paraguai, Peruja, Venezuela, Fixhi, Tuvalu e Republika Dominikane.
Ndërkohë, në shtete si Australia, Kamboxhia, Kolumbia, Egjipti, Franca, Gjermania, Greqia Hong Kongu, Irani, Irlanda, Izreali, Italia, Japonia, Luksemburgu, Makau, Malajzia, Malta, Mongolia, Maroku, Namibia, Zelanda e Re, Portugalia, Afrika e Jugut, Spanja, Sudani, Sao Tome dhe Principe, Tajvani, Tajlanda, Tunizia, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar e Mali, fitimi i shtetësisë në lindje është “i kufizuar”.
Fëmijët e diplomatëve dhe të atyre që punojnë për qeveritë e huaja shpesh përjashtohen nga e drejta e shtetësisë me lindje në vendet ku fitimi i shtetësisë është cilësuar si “i kufizuar”.