Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vendet arabe dënojnë sulmet izraelite ndaj Iranit

Vendet arabe dënojnë sulmet izraelite ndaj Iranit

Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Katari dhe Egjipti kanë reaguar pas sulmeve të Izraelit mbi Iranin brenda natës.

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) thonë se dënojnë sulmet e Izraelit ndaj Iranit dhe theksojnë rëndësinë e “ushtrimit të vetëpërmbajtjes dhe gjykimit maksimal për të zbutur rreziqet dhe për të parandaluar zgjerimin e shkallës së konfliktit”, raporton BBC.

Arabia Saudite dënon gjithashtu sulmet, duke e përshkruar atë si shkelje të “ligjeve dhe normave ndërkombëtare” dhe u bëri thirrje “të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtjen maksimale dhe të reduktojnë përshkallëzimin”.

Katari shpreh “dënimin e tij të fortë” për sulmet izraelite, duke e përshkruar gjithashtu si një “shkelje të qartë” të ligjit ndërkombëtar dhe duke u bërë thirrje “të gjitha palëve të interesuara të ushtrojnë përmbajtje”.

Ndërsa Egjipti thotë se është thellësisht i shqetësuar me përshkallëzimin në Lindjen e Mesme, duke përfshirë sulmet izraelite ndaj Iranit, dhe dënon të gjitha masat që kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal.