Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhuruar çelësat e 405 banesave për qytetarët e Vlorës.
Kjo pasi shtëpitë e të njëjtëve ishin shkatërruar nga tërmeti i nëntorit të 2019-tës.
“Vorë – Hapen dyert e 405 apartamenteve në qendrën e rilindur pas shkatërrimit nga tërmeti, ku thuajse askush se besonte që do rimerrte një shtëpi të re, më të madhe, më të bukur, më të fortë se ajo që humbi dhe do ta merrte FALAS siç faktikisht po e marrin FALAS rreth dymijë banorë të Vorës, të cilët do të kenë edhe një lagje të bukur, me kopsht e shkolla të reja pranë”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ndërkaq i pari i qeverisë ka ndarë edhe një video, ku shihet që pritet dorëhapur nga banorët.