Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ‘Velunia Club’ sërish në telashe me Policinë, muzika e lartë i fut në sherr – flasin çka ndodhi mbrëmë

‘Velunia Club’ sërish në telashe me Policinë, muzika e lartë i fut në sherr – flasin çka ndodhi mbrëmë

Njësia Speciale e Policisë në asistim me plot zyrtarë të tjerë policë zbarkuan edhe mbrëmë pasmesnate në diskotekën ‘Velunia Club’ në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren. Ndeja e organizuar u ndal në gjysmë, pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës.

Sinjali mëson se arsyeja e intervenimit ka qenë prishja e rendit dhe qetësisë publike, për shkak të zhurmës së madhe – për faktin se gjatë verës diskoteka është në ambient të hapur.

Sinjali ka kontaktuar me menaxhmentin e diskotekës në fjalë, ku nga atje thanë se Policia u ngjitën deri në skenë dhe ndaluan muzikën, por që puna pas aksionit të Policisë sipas tyre vazhdoi me zërim të ulët.

“Është ndaluar muzika nga Policia dhe nuk është hera e parë por e dytë ose e tretë – dhe se nuk jena i vetmi vend në Prizren që bëjmë muzikë. Mbrëmë e kena pas një këngëtare – ne e kemi ulur tonalitetin se ashtu na është thënë – asgjë jashtë ligjit nuk jemi, vetëm janë ardh me një arsyetim ku thirrin për zhurmë të tepërt”, thanë për Sinjalin nga menaxhmeti i diskotekës Velunia.

Ndryshe, kushdo që shkakton zhurmë të panevojshme dhe të padurueshme që dëgjohet të banorët përreth apo në rrugë dhe që shqetësojnë personat tjerë nga ora 22:00 e deri në orën 07:00, gjatë ditëve të javës dënohet për kundërvajtje.