Vëllai i Lionel Messit ka kërkuar falje pasi që pretendoi se Barcelona u bë e famshme për shkak të superyllit argjentinas.
Messi kaloi afro dy dekada në “Camp Nou” pasi që e filloi karrierën e tij te Barça në akademi, para se të largohej nga gjiganti i La Ligas për shkak të probleme financiare të klubit, raporton TV Arbëria.
Sidoqoftë, vëllai i Messit, Matias, ka sugjeruar se Barcelona u bë e njohur botërisht për shkak të kontributit të Messit në klub, ku ai fitoi 10 tituj të La Ligas dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve.
“Kush e kishte shansin për të shkuar në Barcelonë dhe për ta shikuar muzeun, ju mund ta shihni se muzeu është Messi”, tha Matias.
Më pas, ai bëri një postim në “Instagramin” e tij duke kërkuar falje për komentet e tij.
“Unë dua që të ju kërkoj falje për çka unë thash në rrjetet sociale: Isha vetëm duke bërë shaka me djalin tim dhe me shokët e mi. Si mund të mendoj unë ashtu për një klub aq të madh sa Barcelona dhe historia e tyre, i cili i ka dhënë shumë familjes sime dhe Leos?”, tha Matias.
“Për ne, Katalunia është shtëpia jonë e dytë dhe kjo dihet mirë. Kërkoj falje shumë dhe i kërkoj falje të gjithëve, veçanërisht tifozëve të Barcelonës”, shtoi më tej Matias.
Po ashtu, Matias kishte thënë se Lionel Messi nuk do të rikthehet te Barcelona derisa të largohet presidenti i klubit, Joan Laporta.
View this post on Instagram
/TV Arbëria