Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ​Vëllai i Liridona Ademajt: Besojmë në drejtësi të Kosovës, fëmijët nuk e dinë ende se i ka vdekur nëna

​Vëllai i Liridona Ademajt: Besojmë në drejtësi të Kosovës, fëmijët nuk e dinë ende se i ka vdekur nëna

Leonard Ademi, vëllai i viktimës së vrarë nga bashkëshorti i saj dhe dy të dyshuar të tjerë, Liridona Ademaj, ka njoftuar se nuk ka marrë pjesë në seancën fillestare, pasi nuk u lejua.

Ai pas përfundimit të seancës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli si organizator i vrasjes, dorasit Granit Plavës dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së, ka thënë se i besojnë drejtësisë së Kosovës.

Leonard Ademi fillimisht ka rrëfyer rastin se si e kuptoj vdekjen e motrës së tij dhe dyshimet që kishin si familje se vrasja nuk ishte grabitje, por e planifikuar. Ndërsa, foli edhe për kërkesën që kanë bërë si familje për rivarrim të Liridonës në fshatin e lindjes.

Ademi: Rivarrimi sa më shpejt me ndodhë është më lehtë për familjen tonë

“As nuk e kam ditë që nuk bën me qen sot në seancë se tha është seanca e parë, seancat tjera tha duhet të bëjmë kërkesë për të hyrë ne brenda. Po e kemi bërë kërkesën për zhvarrosje dhe prokurorin e rastit, e kemi bërë edhe një kërkesë me shkrim që rivarrimi sa më shpejt me ndodhë është më lehtë për familjen tonë dhe për të gjithë ata që janë te na sepse shumica janë në mërgim e kanë afatin të caktuar dhe shumë shkurt, edhe ata mezi po presin një varrim sa më të shpejt me na lehtësuar edhe dhimbjen mos me merituar atë vend atje ku është por me ardh në vendin e vet, ku i ka të gjithë.. akoma nuk kemi marrë përgjigje”, tha ai.

Ai shtoi se nuk dyshojnë për shkakun pasi gjithçka ka qen në rregull në mes qifti, por mund të jetë vetëm çështja e të hollave.

Sipas tij, nuk është e vërtet se ka pas dy e tri ditë besë, pasi ata këtë ua besojnë drejtësisë.

Ademi: Fëmijët nuk e kanë kuptuar ende që nëna i ka vdekur

“Nuk kemi asnjë kontakt me familjen e atyre. Ditën kur e kanë arrestuar Naimin na kanë thirr në telefon dhe na kanë thënë është edhe dy ditë e për ngushëllime dhe këtu është bërë një keqkuptim sepse kanë thënë dy ditë iu është dhënë afat, besë, ajo nuk është e vërtet, kanë thënë e kemi edhe dy ditë të pame, baba i ka thënë mbanë të pamën edhe dy ditë siç e keni pas dhe nuk ka pas dy ditë besë, tre ditë besë, ne gjithçka që kemi ia lënë drejtësisë, besojmë në drejtësinë e Kosovës. Me fëmijët kemi pas kontakt, sepse ka ardhur edhe shoqata e socialit, thanë që fëmijët janë mirë mos keni merak për ta, ata nuk kanë telefon se janë të vegjël.. kujdesin ndaj tyre e kanë gjyshërit. Na kanë pyetur për fëmijë si po mendoni për me i marrë fëmijët e kështu, te ne është gjendja katastrofale, janë shumë të mërzitur, fëmijët nuk e kanë kuptuar ende që nëna i ka vdekur dhe me ardhë te ne është shumë më lehtë me kuptu se çka ka ndodh, i kemi lënë te ata sepse edhe fëmijët e vëllait të Naimit janë një gjeneratë dhe me ta është duke iu kaluar koha pa e kuptuar, pa e marrë mesazhin e nënës”, tha ai, duke shtuar se fëmijët do të qëndrojnë tek prindërit e Naimit derisa t’i merr shteti suedez nën përkujdesje.

Ademi: Mos të vritet më asnjë grua, asnjë nën dhe asnjë motër e jona

“Besojmë në drejtësi dhe le të jetë rasti i fundit që Liridona ka vdekur, mos të vritet më asnjë grua, asnjë nën dhe asnjë motër e jona”, tha ai.

Përndryshe, avokatët e tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademjat nuk kanë dashur të flasin për media.

Naim Murseli, bashkëshorti i Liridona Ademjat, si organizator i vrasjes, dorasi Granit Plavës dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së, kanë dal sot në seancën fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila pritet të vendos nëse do të caktojë një muaj paraburgim.

/TV Arbëria