Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vëllai i deputetit Armend Muja dhe themeluesi i degës së PDK-së në Mitrovicë ia mësyjnë bordit të drejtorëve në një ndërmarrje publike

Vëllai i deputetit Armend Muja dhe themeluesi i degës së PDK-së në Mitrovicë ia mësyjnë bordit të drejtorëve në një ndërmarrje publike

 

Komisioni Komunal i Aksionarëve i ndërmarrjes publike “Qendra Multifunksionale” në Mitrovicë sot ka publikuar listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e konkursit për anëtar të Bordit të Drejtorëve të kësaj ndërmarrje.

Në mesin e 8 personave që kanë aplikuar, 7 nga ta i plotësojnë kushtet për të vazhduar tutje procedurat kurse një nga ta nuk i plotëson kushtet e konkursit.

Siç shihet në listën e personave që synojnë pozitën e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve në N.P “Qendra Multifunksionale” janë dy emra të njohur për publikun, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Pozitës së anëtarit ia ka “mësyrë” vëllai i deputetit të Vetëvendosjes Armend Muja, Gazmend Muja.

Po ashtu pozitës së anëtarit të Bordit ia ka “mësyrë” edhe Ukshin Rreci, i cili njihet si themelues i degës së PDK-së në Mitrovicë, dhe person që ka mbajtur pozita të rëndësishme në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës.

Kandidatët tjerë janë: Ahmet Beka, i cilia ka mbajtur këtë pozitë deri në përfundim të mandatit, Albesa Beqiri, Besim Xhemajli, Drita Veseli, Leonita Sadikaj Peci, kurse Nazlie Caraku nuk i plotëson kushtet.