Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Veliu publikon fotografi me Rugovën: Kur ideali është më i madh se pengesat, çdo shtrëngim duarsh bëhet histori

Veliu publikon fotografi me Rugovën: Kur ideali është më i madh se pengesat, çdo shtrëngim duarsh bëhet histori

Agim Veliu ka shpërndarë një fotografi të hershme me presidentin historik Ibrahim Rugova, të shoqëruar me një mesazh për idealin, këmbënguljen dhe lidhjen ndërgjeneratave.

Ai përmes një shkrimi në Facebook tha se kur ideali është më i madh se çdo pengesë, edhe një shtrëngim duarsh shndërrohet në kapitull historie.

“Kur ideali është më i madh se pengesat, çdo shtrëngim duarsh bëhet kapitull historie. Mosdorëzimi është forca që lidh gjeneratat: respekt për të kaluarën, vendosmëri për të ardhmen”, shkroi Veliu.

Ky reagim erdhi në kohën kur pati diskutime rreth emrit të tij për të qenë pjesë e listës së LDK për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Për këtë, Veliu pati shprehur falënderime për ata që kanë ngritur zërin për kontributin e tij në LDK, si dhe, ‘’për kthimin e drejtësisë dhe meritokracisë brenda’’ kësaj partie.