Kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliaj, nga qelia ka uruar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Përmes një mesazhi në rrjete sociale ai e konsideron këtë një ditë krenarie për sakrificat e të shkuarës.
“Urime 17 vjetorin e Pavarësisë Kosovë! Një ditë krenarie për sakrificat e së shkuarës dhe ditët më të ndritura që Kosova i ka përpara. Përqafime vëllazërore dhe urime të përzemërta për këtë ditë historike”, shkruan ai në facebook.