Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Veliaj në burg, Ajola Xoxa kthehet në Shqipëri për të zbatuar masën “arrest në shtëpi”

Veliaj në burg, Ajola Xoxa kthehet në Shqipëri për të zbatuar masën “arrest në shtëpi”

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa është kthyer nga Italia në Shqipëri pasi GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Nga Rinasi, Xoxa është shoqëruar nga Policia për t’u dërguar në shtëpinë e saj.

Agjentët e BKH-së u paraqitën sot në mesditë rreth orës 14:00 në ambientet e zyrave të bashkisë së Tiranës për t’i komunikuar kryebashiakut Erion Veliaj masën e sigurisë ‘arrest me burg’ dhe për ta shoqëruar me makinën e tij drejt Bllokut të Sigurisë.