Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Veç dy palë gërshërë në përurim, Liburn Aliu ia jep Hysen Durmishit për ta prerë shiritin me Kurtin

Veç dy palë gërshërë në përurim, Liburn Aliu ia jep Hysen Durmishit për ta prerë shiritin me Kurtin

Veç dy palë gërshërë në përurim, Liburn Aliu ia jep Hysen Durmishit për ta prerë shiritin me Kurtin

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Infrastrukturës Liburn Aliu dhe zëvendësin Hysen Durmishi, kanë marrë pjesë sot në përurimin e një pjese të rrugës Prishtinë-Mitrovicë.

Megjithatë momenti i prerjes së shiritit ka qenë i sikletshëm, meqë ka pasur vetëm dy palë gërshërë, të cilat fillimisht i kanë marrë Kurti e Aliu, ndërkohë që zv.ministri Hysen Durmishi kishte mbetur me duar thatë.

Kur ka parë një moment të tillë, Aliu ia ka dhënë gërshërët e veta zëvendësit të tij për ta prerë shiritin bashkë me Kurtin.