Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e lëndimeve që ka marrë, kur është rrëzuar nga çatia e një shtëpie ku ka qenë duke punuar.
Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, rasti ka ndodhur të martën në Novobërdë.
”Raportohet se viktima mashkull kosovar gjersa ka qenë duke punuar në një shtëpi është rrëzuar nga çatia. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK ku ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.
Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.