Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vdiq pasi u aksidentua me traktor, rasti po hetohet nga Policia

Vdiq pasi u aksidentua me traktor, rasti po hetohet nga Policia

Një burrë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi është aksidentuar me traktor.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

“HETIM MBI VDEKJEN- Lipjan / 26.01.2025 – 13:17. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi traktorin te cilin ishte duke e drejtuar është aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer mashkull kosovar i cili është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”