Mbrëmë një burrë ka raportuar se ka vdekur vajza e tij, e cila ka qenë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmi u bë i ditur nga Policia e Kosovës
“Ankuesi mashkull shtetas nga Kosova ka raportuar se është njoftuar nga stafi i QKUK-së se vajza e tij, viktima femër shtetase nga Kosova e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë.”, njofton Policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Ndërkohë, rasti vazhdon të hetohet.
/TV Arbëria