Të premten më 2 shkurt 2024 ka vdekur në moshën 70 vjeçare profesori kosovar, Kadri Metaj.
Metaj ka qenë profesor në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.
Metaj kishte lindur në fshatin Kaliçan të Istogut në vitin 1954 dhe shkollimin e mesëm e kishte përfunduar në Istog.
Studimet në drejtimin filozofi-sociologji i kishte përfunduar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1997.
Metaj ka ligjëruar gjithashtu edhe në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në Universitetin e Shkupit dhe në Universitetin e Tetovës.
Veprat e tij që veçohen janë : “Teoria estetike e Gjergj Llukaçit” botuar më 1990, “Filozofia politike” më 2003. Po ashtu përktheu disa vepra nga fusha e filozofisë dhe e estetikës.
Varrimi do të bëhet të shtunën më 3 shkurt në varrezat e Dragodanit në Prishtinë në orën 14:30