Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka thënë se në historinë e shtetit të Kosovës, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, do të mbetet si qeveria më e dështuar e cila i ka shkaktuar vendit pasoja të pariparueshme në rrafshin diplomatik.
Sipas Grabovcit Qeveria aktuale edhe në planin zhvillimor ekonomik të rregullimit të brendshëm, është një Qeveri që nuk identifikohet me asnjë vepër të krijuar.
Ai poashtu u ka bërë thirrje opozitës që të unfikohet e të bashkëveprojë ndaj gabimeve të qeverisë.
“ Për mendimin tim e kisha përshkruar me një fjali të vetme, se nuk meriton të merrem më shumë, por në historinë e shtetit të Kosovës do të mbetet Qeveria më e dështuar e mundshme në rrafshin diplomatik që pasojat që i ka shkaktuar vendit tonë janë të pariparueshme apo ndoshta do të na marr kohë edhe shumë e shumë vite për tu rikthyer aty ku ishim. Ndërsa në planin zhvillimor ekonomik të rregullimit të brendshëm është një Qeveri që nuk identifikohet me asnjë vepër të krijuar ndoshta dikush apo bashkëvendësit e mijë do të më qortojnë se është një urë në fshatin tim që është disa metra që e ka përurua kryeministri dhe krenohet me atë por edhe ajo urë është gjysmake që nuk është në funksion pra nuk është në shërbim të qytetarëvë të Kosovës”, ka thënë Grabovci.
Grabovci ka thënë se institucioni i Kryeministrit përfaqësohet nga një njeri i dështuar në të gjitha sferat, sipas tij, kryeministri Kurti është edhe mashtrues që nuk krahasohet me askënd për dhuntinë që ka për të manipuluar me qytetarët.
“Një mashtrues që absolutisht nuk krahasohet me askënd ndoshta populli e dërguan pak më ndryshe e quan një rrencë që e ka atë aftësi dhe dhunti qe din me manipuluar më shumë se çdokush me ndjenjat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe ne duhet të ia japim dorën sepse ka ditur suksesshëm të manipulojë me ndjenjat e qytetarëve të Republikës së qytetarëve e me theks të veçantë me rininë e Kosovës”, ka thënë ai.
Grabovci ka kritikuar qeverinë edhe për prishje të marrëdhënieve edhe më aleatin me të madh të Kosovës SHBA, dhe se kjo qeveri është duke e mbytur të ardhmen e shtetit.
“Ato raporte ne kemi investu shumë edhe para nesh edhe pas nesh po them me bindje se ne kemi bërë investimin më të madh për krijimin e atyre raporteve në themllimin e bashkëpunimit me SHBA dhe jam njëri ndër ata e them me kënaqësinë më të madhe se kurrë nuk kam hezituar që të kërkojë këshill nga SHBA, që të përfitojmë nga përvoja demokratike e SHBA dhe asnjëherë të vetme nuk kam dështuar por gjithnjë kemi qit hapa përpara. Ndërsa nëse shofim sot ka degraduar dhe jemi në pikën zero, nuk jemi askund lëndimi i këtyre raporteve për ne do më thënë shumë”, thotë Grabovci.
Sipas tij opozita në përgjithësi nuk është duke e luajtur rolin e saj, sepse duhet që të jetë unifikuese dhe të nderveproj kundrejt gabimeve të qeverisë.
“Opozita mendoj se duhet me qenë shumë aktive, po në disa momente i pamundësohet dhe këtë duhet ta kemi parasysh. Por megjithatë unë opozita në përgjithësi nuk është duke luajtur rolin që i takon. Së pari opozita duhet të unfikohet të bashkëpunojë dhe të bashkëveprojë. Gabimet të cilat po i bën kjo qeverisje janë të panumërta, prandaj opozitës i takon të godet aty ku duhet dhe me mjete adekuate t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet demokratike për të ngritur vetëdijen e qytetarit të vendit”, shtoi ai.
/TV Arbëria